Bashkimi Europian paralajmëron sanksione të reja, në rast se Moska ndërmerr veprime kundër Ukrainës.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen në një komunikim për mediat është shprehur se veprimet agresive të Rusisë po destabilizojnë BE-në.
Gjithashtu ajo theksoi se BE do të përgjigjet kundër çdo lloj agresioni të ri, në rast se do të ketë të tilla nga ana e Moskës.
“BE do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme në rast të ndonjë agresioni të ri nga Moska, nëse do të ketë shkelje të së drejtës ndërkombëtare apo ndaj çdo vendimi tjetër të ndërmarrë kundër BE dhe fqinjëve tanë, përfshirë këtu edhe Ukrainën”, ka thënë ndër të tjera presidentja e KE-së.