20.12.2021 - 18:10
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Evi Kokalari i ka kërkuar falje popullit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se protesta sot është për shqiptarët e Kosovës dhe flamuri serb në Bulevardin e Tiranës është një shuplakë në fytyrë ndaj çdo shqiptari të ndershëm.
“Me përulje të thellë i kërkojmë falje popullit të Kosovës. Flamuri Serb në Bulevardin e Tiranës është një shuplakë në fytyrë ndaj çdo shqiptari të ndershëm.
Protesta sonte është për ju”, shkruan ajo.