MENU
klinika

Në seancë mungon Rama

Vangjel Dule s’pranon të vazhdojë interpelancën e thirrur prej tij

16.12.2021 - 11:40

Deputeti Vangjel Dule ka vendosur të mos e vazhdojë interpelancën e thirrur prej tij për respektimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri, pasi në sallën e Kuvendit mungonte kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ia kishte deleguar fjalën në interpelancë ministres Elisa Spiropali.

Debati në parlament:

Vangjel Dule: Nuk e pranoj zhvillimin e kësaj seance. Nëse ju e zhvendosni në një datë tjetër të favorshme për kryeministrin. Në të kundërt do ta paraqes prap.

Lindita Nikolla: Delegimi është brenda regullores së Kuvendit, refuzimin tuaj ne do ta shikojmë, për të mundësuar edhe interpelancë brenda regullores, pasi nuk mund të vijojmë sepse ju refuzuat të parashtroni kërkesat.

Elisa Spiropali: Më lejoni të sqaroj që ishte në respekt të kërkesës tuaj, për të treguar se çfarë kjo qeveri ka bërë në respekt të pakicave. Ju kohën e konsumuat duke thënë disa të pavërteta, se qeveria nuk e ka prioritet. Shqipëria i garanton më shumë të drejta minoritarëve se edhe disa vende në rajon.