MENU
klinika

Çfarë pritet?

Variante të tjera pas Omicron? Ja si përgjigjen Pëllumb Pipero dhe Ilir Alimehmeti

28.12.2021 - 11:16

Varianti Omicron mund të jetë i fudnit i kësaj pandemie, që për më shumë se dy vite ka “pushtuar” botën.

Mjekët Pëllumb Pipero dhe Ilir Alimehmeti u shprehën optimist se pandemia mund të jetë drejt fundit, por shtuan se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur, është vetëm vaksinimi.

Pipero: Sa më gjatë të jetë virusi mes njerëzve, aq më gjatë mund të krijohen mutacione të reja. Omicrone nuk duhet të kalojë me lehtësi por mendoj se është fillimi i fundit të pandemisë. Por nuk mjaftojnë dy doza vaksinash.

Alimehmeti: Besoj që është fundi i maratonës. Ajo çfarë mund të bëjmë, është të ngremë imunitetit tonë se javët në vijim do të jemi të gjithë të vaksinuar. Personat më të shëndetshëm e bëjmë dhe më mirë.