Të rinjtë Juljan Bleta fotograf dhe Roland Runaj piktor, kanë bashkëpunuar për te paraqitur kujtimet dhe nostalgjinë e Vlorës së vjetër.
Është pikërisht shtëpia e Qëndistares së Flamurit Marigo Posio vendi ku është çel kjo ekspozitë. Të motivuar nga nostalgjia dhe kujtimet që mbartin rrugicat dhe lagjet e qytetit, ata nëpërmjet kësaj ekspozite duan të përcjellin tek qytetarët e Vlorës, emocionet e Vlorës së vjetër dhe asaj të re.
Sipas tyre paraqitja e lagjeve të vjetra dhe transformimi i tyre në kohët e sotme përcjellin karakterin e Vlorës.
Në këtë bashkëpunim vërtet të rrallë dhe që realizohet për herë të parë me të tillë kombinim gjen tepër qartë jo vetëm arkitekturën e godinave të vjetër por dhe historinë që ato kanë përcjell ndër vite. Të rinjtë e qytetit të Vlorës nuk duhet të harrojnë qe çdo rrugicë dhe çdo godinë është histori qe duhet përcjellë ne breza dhe të ndërgjegjësohen qe rrugët nga vlonjatët vijnë e kanë rrënjët e tyre të mos harrohen e për më tepër të jenë simbol krenarie për çdo qytetar vlonjat.
Ashtu si dhe vetë këta artistë i quajnë këto lagje “lagje të shpirtit” ashtu është dhe mesazhi që këto foto dhe piktura përcjellin, pra kujtime shpirtërore dhe krenarie.