Golden State thellon edhe më shumë diferencën me rivalët në NBA, pas fitores ndaj New York Knicks me rezultatin 105-96. Suksesi i 23-të sezonal për Warriors, që kanë edhe 5 humbje, dhe që udhëheqin renditjen në Konferencën e Perëndimit. Stephen Curry me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.
Ai shkroi historinë e NBA-së, duke u bërë basketbollisti që ka realizuar më shumë trepikësha. Falë 5 gjuajtjeve të sakta për tri pikë shënuar në ndeshjen e fundit, Curry arriti kuotën e 2977 koshave të saktë nga distanca. Rekordi ishte 2973. Loja u ndal për pak sekonda dhe i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke e duartrokitur.
“STEPHEN CURRY…THE ALL-TIME THREE-POINT KING IN THE NBA.”
History.#NBA75 pic.twitter.com/8SawFh2QFk
— NBA (@NBA) December 15, 2021
Replikon me fitore edhe Phoenix Suns, që mundi 111-107 pas kohës shtesë rivalët e Portland Trail Blazzes, në një ndeshje me rivalitet. Ayton ishte lider në parket për Phoenix, që realizoi 28 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Paul me 24 pikë.
Pas kohës shtesë fiton edhe Brooklyn Nets, që mundi 131-129 Toronto Raptors, sfidë ku diferencën e bëri Kevin Durant, me një “triple double”, 34 pikë, 13 rebound e 11 asist, ndërsa Mills 30 pikë. Të gjithë titullarët e Nets realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e VanVleet për kanadezët.