MENU
klinika

Fokus tek bujqësia

Zaev: Më shumë bashkëpunim mes institucioneve tona

21.12.2021 - 13:52

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u shpreh se duhet më shumë bashkëpunim mes institucioneve tona. Në forumin me temë bujqësinë, Zaev tha se ky sektor është i rëndësishëm për vendet tona, ndaj duhet më shumë përkushtim.

Zaev u shpreh se duhet të ndiqen politika të njëjta mes vendeve të rajonit për investimet e huaja në fushën e bujqësisë.

“Bujqësia luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Ballkanit Perëndimor. Bujqësia vazhdon të jetë një nga shtysat e ekonomisë tonë. Bashkëpunimi rajonal në bujqësi si dhe lidhjet ndersektorial mund të shndërrohet në motor shumë të fortë për ekonomitë tona.

Bashkëpunimi rajonal në këtë fushë mund ti vendosë vendet e Ballkanit Perëndimor në tregun e BE jo vetëm me çmime të ulëta, por edhe nga një rajon që vijnë produkte të shëndetshëm bio.

Shifrat tregojnë potencialin e lartë të bashkëpunimit. Në mënyrë që të jetë e mundur shkëmbimi tregtar është e rëndësishme që të bashkëpunojmë por edhe të promovojmë standardet më të larta.

Duhet të thellojmë bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe të shkëmbejmë përvoja dhe ide për të ardhmen.

Investimet e drejtpërdrejta të huaja në bujqësi janë të ulëta. Unë shohe një potencial të madh. Bujqësia është një fushë që ne ti kushtojmë një vëmendje të madhe. Duhet të kemi politika të përbashkëta për investimet e huaja”, tha Zaev.