MENU
klinika

“Është mënyra për të ecur drejt BE”

Zaev për herë të fundit në “Ballkanin e Hapur”: Lëmë pas të shkuarën…

21.12.2021 - 11:23

Kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka deklaruar se kjo do të jetë hera e fundit që ai merr pjesë në këtë samit. Në fjalën tij nga Tirana, ai përçoi mesazhet se kjo nismë duhet të ruhet dhe të zhvillohet edhe më tej.

Sipas Zaev nisma “Ballkani i Hapur” është e vetmja rrugë për të lënë pas të shkuarën dhe për të ecur drejt të ardhmes.

“Nuk është e lehtë në BE por as në Ballkan, por ne kemi hapa të dukshëm për të treguar. Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në këtë mision që kemi filluar dhe po e vëmë në zbatim. Gjatë kësaj iniciative ne kemi thënë që është një inicitive e përbashkët mes tre vendeve, por kemi thënë se është e hapur për të gjithë.

Dëshiroj të përçoj një mesazh të gjithëve. Ruani dhe zhvilloni këtë iniciativë sepse kjo është në të mirë të qytetarëve tanë. Ballkani i Hapur është mënyra për të ecur përpara dhe rrugë për në BE. Është rruga për të lënë pas të shkuarën e trazuar dhe për një të ardhme në BE.

Me këto marrëveshje ne do të kemi suksese të mëdha. E para është qasja në tregun e punës. Ne do të kemi një marrëveshje që ka të bëjë me shërbimet. Më pak kohë në kufij, bashkëpunim mes institucioneve.

Ajo që kemi ne është më shumë punë. Për të lidhur të rinjtë e vendeve tona, turizmi mund të na bëjmë që të kemi një ofertë më të mirë në botë.

Me mua sot kemi edhe kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovacesvki. Kemi zv/ministra që i kemi mbështetës së kësaj iniciative” ”, tha Zaev.