MENU
klinika

Pasardhësi i Merkelit

Zbulohen dy udhëtimet e para të Olaf Scholz si kancelar i Gjermanisë

08.12.2021 - 21:07

Udhëtimi i parë i Olaf Scholz si kancelar i ri i Gjermanisë dot të jetë në Paris.

Dy ditë pas betimit Scholz do të zhvillojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin francez ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron përpara se të niset për në Bruksel, njoftoi sot kancelaria.

Në kryeqytetin belg, pasardhësi socialdemokrat i Merkelit do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel si pjesë e përgatitjeve për samitin evropian të javës së ardhshme.