MENU
klinika

Zyrtarisht në garë

ZGJOI pret për një OSCAR

22.12.2021 - 17:35

         Shpallet lista e ngushtë në 10 kategori, për ceremoninë e ardhshme të edicionit të 94-ët të ndarjes së çmimeve “Oscars”, nga Akademia e Filmit.

Sipas Variety, pjesë e listës së ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” është edhe filmi shqiptar “Zgjoi (Hive)” i regjisores Blerta Basholli, si propozim i Kosovës për në nominimet e “Oscars 2022”  – filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit.

Katër nga filmat në listën e ngushtë janë filma, regjisoret e të cilëve janë gra (“Playground”, “I’m Your Man”, “Zgjoi (Hive)” dhe “Prayers for the Stolen”). Përveç kësaj, janë tri vende që hyjnë në listën e ngushtë për herë të parë, Butani, Kosova dhe Panamaja.

Votimi në listën e ngushtë përfundoi më 15 dhjetor dhe të tjerët do të kalojnë në fazën e parë të votimit zyrtar. Votimi i nominimeve fillon të enjten, më 27 janar dhe përfundon të martën, më 1 shkurt, gjersa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.

Kjo është lista e ngushtë e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:

“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise

“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel

“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Pawo Choyning Dorji

“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen

“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen

“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader

“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson

“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi

“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino

“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi

“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli

“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo

“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier

“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim

“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.

Në raundin paraprak të votimit u ftuan anëtarë të Akademisë nga të gjitha degët. Megjithatë, ata duhet të kenë plotësuar një kërkesë minimale për të votuar në kategori. E njëjta gjë do të zbatohet për raundin e nominimeve, me pjesëmarrësit që zgjedhen dhe duhet të shohin të 15 filmat e listës së ngushtë dhe të votojnë për ata që do të nominohen përfundimisht për çmimin.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit