MENU
klinika

Temperaturat deri në -5°C

Zonat malore “zgjohen” me borë

08.12.2021 - 09:39

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë mot të kthjellët por të ftohtë në vendin tonë. Vranësirat janë prezente në zonat malore ku pritet dhe momente të shkurtra me flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes por rriten në mesditë duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 13 °C. Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi 65-70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgë deri në 6 ballë.

Mot i kthjellët POR me ngrica do të mbizotërojë në republikën e Kosovës gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime vranësirash fillimisht në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes e natës do shtrihen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV paraqitet në ndikimin e kthjellimeve por temperaturat do të ulen ndjeshëm. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë MV por nuk do ketë reshje.

Rajoni dhe Europa

Depërtimi i masave ajrore të ftohta POR të kthjellëta do të diktojnë kushtet e motit në rajonin e Ballkanit. Por Europa Qendrore, Veriore dhe Lindore mbeten në ndikimin e reshjeve të shiut e dëborës, PO ashtu do ketë temperatura të ulëta dhe stuhi të forta ere.