22.12.2021 - 22:07
Kryeministri Zoran Zaev para pak minutash ka dërguar me shkrim dorëheqjen e tij para Kuvendit.
Me anë të një letre, ai i drejtohet kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, ku i kërkon shkarkimin e tij nga funksioni i kryeministrit të vendit.
Ai e justifikon dorëheqjen e tij si rrjedhojë e rezultateve të dobëta që arriti të marrë në zgjedhjet e fundit vendore. Zaevi, përmes kësaj letre përmed edhe kryeministrin e ri që do të vijë nga radhët e LSDM-së.
Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut pritet të jetë Dimitar Kovaçevski.