MENU
klinika

Ja nga kush pritet të zëvendësohet

Zoran Zaev jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër

22.12.2021 - 22:07

Kryeministri Zoran Zaev para pak minutash ka dërguar me shkrim dorëheqjen e tij para Kuvendit.

Me anë të një letre, ai i drejtohet kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, ku i kërkon shkarkimin e tij nga funksioni i kryeministrit të vendit.

Ai e justifikon dorëheqjen e tij si rrjedhojë e rezultateve të dobëta që arriti të marrë në zgjedhjet e fundit vendore. Zaevi, përmes kësaj letre përmed edhe kryeministrin e ri që do të vijë nga radhët e LSDM-së.

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut pritet të jetë Dimitar Kovaçevski.