30.12.2021 - 14:07
Peshëngritësi Briken Calja, kampion bote në stilin e shkëputjes, ka kaluar me sukses testin anti-doping. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë shtangisti shqiptar, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij duke e postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” se ndihet i lumtur…
“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.
Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, shkroi Calja.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Peshëngritje
Briken Calja kampion bote në stilin e shkëputjes
Peshëngritje
Tjetër medalje për Caljen, i dyti në shtytje
Për arritjet historike në Botëror