MENU
klinika

Vijojnë infektimet me ritme të larta

1658 raste të reja në 24 orë dhe 8 të vdekur nga Covid

23.01.2022 - 20:27

Vijon të shtohet me ritme të larta numri i të infektuarve me Covid në Shqipëri, teksa qytetarët kanë braktisur totalisht masat mbrojtëse ndaj virusit të rrezikshëm.

Mësohet se nga 5,367 testime, kanë rezultuar pozitive në 24 orët e fundit plot 1658 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 8 pacientë kanë ndërruar jetë sot, ndërsa 2005 të tjerë janë shëruar.

RAPORTIMI I DETAJUAR:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,658 qytetarë, në këto bashki:

795 në Tiranë, 76 Vlorë, 66 në Durrës, 60 në Shkodër, 57 në Fier, 54 në Gjirokastër, 47 në Lushnje, 44 në Elbasan, 37 në Berat, 29 në Kamëz, 27 në Krujë, 25 në Kavajë, 24 në Kurbin, 20 në Vorë, 19 në Sarandë, 18 në Lezhë, Tepelenë, Pogradec, 14 në Dimal, 12 në Patos, Korçë, Kuçovë, Skrapar, 11 në Mirditë, Devoll, 10 në Has, Divjakë, 9 në Shijak, Peqin, 8 në Dibër, Gramsh, 7 në Pukë, Mat, Mallakastër, 6 në Vau i Dejës, Delvinë, Belsh, 5 në Rrogozhinë, Përmet, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Himarë, 3 në Fushë-Arrëz, Tropojë, Selenicë, Poliçan, 2 në Konispol, Maliq, Kolonjë, Librazhd, 1 në Bulqizë, Dropull, Memaliaj, Cërrik, Prrenjas.

Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tetë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.

Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220,684 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1,658
Të shëruar në 24 orë 2,005
Të shtruar në spitale 157
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 5,367

Testime totale 1,626,578
Raste pozitive 248,070
Raste të shëruara 220,684
Raste Aktive 24,081
Humbje jete 3,305

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10,684
Fier 1,982
Shkodër 1,830
Elbasan 1,697
Durrës 1,611
Vlorë 1,514
Gjirokastër 1,248
Korçë 1012
Berat 994
Lezhë 946
Dibër 276
Kukës 287