MENU
klinika

Analiza

5 arsye pse duhet të jemi optimistë për vitin 2022

08.01.2022 - 09:11

Nga Charles Kenny, Foreign Policy

Të gjithë kishim shumë shpresa në fillim të vitit 2021: vaksinat kundër COVID-19 sapo ishin prodhuar, fundi i pandemisë dukej në horizont dhe një fillim i ri për ekonominë globale sapo kishte nisur.

Por shfaqja e varianteve të reja ndryshoi kursin. Megjithatë, këtu janë pesë gjëra që duhet të presim me padurim në vitin 2022.

  1. Vaksinimi i botës në zhvillim

Në vitin 2021, më shumë 4 miliardë vaksina COVID-19 u shpërndanë në të gjithë botën, me shumicën e njerëzve që morën dy ose edhe tre doza. Por kjo fushatë e paprecedentë globale ka qenë gjithashtu jashtëzakonisht e pabarabartë, me miliona njerëz në vendet me të ardhura të larta që kanë marrë dozën e tretë, ndërkohë në vendet më të ardhura të ulëta, shumica nuk kanë marrë dot as dozën e parë.

Në vitin 2022, diçka e tillë pritet të ndryshojë. Deri në mars, deri në 1 miliard doza janë planifikuar të shpërndahen në Afrikë,  të mjaftueshme për të vaksinuar plotësisht 70 përqind të popullsisë së kontinentit, nga vetëm 8 përqind në fillim të dhjetorit. Do të ketë sfida logjistike për marrjen e dozave dhe vështirësi të mëtejshme për t’i bindur njerëzit. Por kapaciteti global i prodhimit është rritur dhe kjo nënkupton dy gjëra kryesore: Vaksinat kundër varianteve të reja do të shpërndahen më shpejt dhe hendeku midis vendeve do të marrë fund.

Këtë vit gjithashtu do të zhvillohet vaksina e parë kundër malarias, një sëmundje që ka shkaktuar 627,000 viktima në vitin 2020. Moderna do të kryejë gjithashtu prova klinike të fazës se parë për vaksinën kundër AIDS-it e bazuar në të njëjtën teknologji mRNA e përdorur për vaksinën e saj kundër  COVID-19. Së shpejti kjo teknologji mund të përdoret edhe kundër tuberkulozit, raporton abcnews.al

  1. Rritja e prodhimit global të energjisë elektrike

Viti 2022, pritet të jetë viti i prodhimit global të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Ferma diellore më e madhe në botë do të ndërtohet  në Abu Dhabi. Ka pasur gjithashtu një rivlerësim global të energjisë bërthamore me zero karbon.  Gjithashtu ka të ngjarë të shohim një debat në rritje mbi vendimet për mbylljen e parakohshme të termocentraleve ekzistuese bërthamore  duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta Gjermaninë.

Dhe ndërsa emetimet parashikohen të rriten në vitin 2022, është e qartë se ato janë ulur, duke u rritur gjithsej vetëm 5% në 10 vite. Kjo është një arsye pse autoriteti më i lartë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për emetimet, Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), tha se: Mundësia e skenarëve të emetimeve të larta  konsiderohet e ulët në dritën e zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë”.

  1. Vendi më i madh në botë do të jetë një demokraci

Në fakt ne nuk po parashikojmë një revolucion në Kinë. Në vend të kësaj, India është në rrugën e duhur për të marrë mantelin e kombit më të populluar në botë në vitin 2022. Kombet e Bashkuara presin që popullsia në rritje e Indisë të arrijë në 1.413 miliardë para fundit të vitit. Ndërsa statusi demokratik i gjigantit të Azisë Jugore është dëmtuar gjatë viteve të fundit me sulme ndaj të drejtave të pakicave dhe lirisë së fjalës, India është ende shumë më afër idealeve liberale demokratike sesa Kina gjithnjë e më totalitare.

Numri i popullsisë së Indisë parashikon gjithashtu një potencial më të madh ekonomik. Nga tani deri në vitin 2050, popullsia e Indisë parashikohet të rritet me 199 milionë, ndërsa ajo e Kinës pritet të reduktohet me 160 milionë . Deri në vitin 2019, 72 përqind e grave indiane kishin llogarinë e tyre bankare, nga rreth 20 % dy dekada më parë; dhe 98% e familjeve kishin akses në energji elektrike, nga rreth 50% në vitin 1992, raporton abcnews.al

E gjithë kjo sugjeron se 75-vjetori i pavarësisë së Indisë në 2022 mund të sinjalizojë valën e një modeli të qeverisjes autokratike në mbarë botën. Pas vitesh se e ardhmja i përket një Kine në ngritje, autoritare (një narrativë e përhapur shumë nga vetë sundimtarët e vendit), kjo do të jetë një lehtësim për demokracitë.

  1. Ekonomitë e zhvilluara do të rikthehen në ditët para pandemisë

Sipas të dhënave më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomitë më të pasura në botë u tkurrën me 4.5 për qind në 2020, por u rritën me 5.2 për qind në vitin 2021. Duke përjashtuar një kolaps të shkaktuar nga Omicron, ekonomia pritet të  rritet me 4.5 për qind në vitin 2022.

Situata është komplekse për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme: Pavarësisht rritjes ekonomike në 2021 dhe 2022, ato ende duhet të plotësojnë hendekun e parashikimeve para pandemisë.

  1. Është viti i tigrit

Në kalendarin kinez, viti 2022 do të jetë viti i tigrit. Viti 2022 do të shënojë gjithashtu përfundimin e TX2, një program 10-vjeçar për të dyfishuar popullsinë globale të tigrave që përfshin 13 vende aziatike.

Është përpjekja më ambicioze e rimëkëmbjes e ndërmarrë ndonjëherë për një specie të vetme dhe ka pasur sukses të konsiderueshëm. Ne nuk e dimë nëse qëllimi i programit do të arrihet, por ne e dimë se përparimi ka qenë i jashtëzakonshëm –duke përfshirë, vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit, një rritje prej 40 për qind të popullsisë së tigrave në gjashtë vende, raporton abcnews.al

Ndërsa biodiversiteti global është ende nën kërcënim, programi i tigrave është një shenjë se po përmirësohemi në ruajtjen e specieve në një mënyrë që na lejon bashkëjetesën dhe zhvillimin. Merita për këtë sigurisht i takon bujqësisë moderne: kulturat e reja, plehrat dhe mekanizimi lejojnë të njëjtën sasi toke të prodhojë shumë më tepër prodhim, duke reduktuar presionin për të gjetur vende të tjera të përshtatshme.