MENU
klinika

Tenisti serb nën akuzë

83% e australianëve s’e duan Djokovic, Spanja hap hetim

13.01.2022 - 17:49

Nuk ka mbaruar akoma “telenovela” e Novak Djokovic. Ai ndodhet në Melbourne duke u stërvitur për turneun e famshëm të Australian Open, që nis më 17 janar është ende atje. Qeveria australiane ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për depërtimin ose jo të tenistit serb.

Sipas një sondazhi ku morën pjesë mbi 60 mijë australianë, 83% e tyre u shprehën për largim të numri një në botë, pasi ai ka thyer rregullat dhe nuk mund të trajtohet si special, për më tepër që ka bërë deklarata të rreme.

Për këtë të fundit, Spanja po heton Djokovic, i cili i pavaksinuar ka hyrë në territorin e Marbella-s pa lejet e kërkuara. Nga data 20 shtator, për personat e pavaksinuar që hyjnë në territorin spanjoll, kërkohet dokumentacion specifik, të cilin tenisti serb nuk e ka paraqitur, ose e ka bërë atë gabim.

Gjithsesi, organizatorët e Australian Open kanë hedhur shortin dhe Djokovic në turin e parë do të përballet me bashkatdhetarin e tij Miomir Kecmanovic dhe në raundin e dytë do të ketë Tommy Paul, gjithnjë nëse kalon të parin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN