MENU
klinika

Ja çfarë thotë Blinken!

A do të ketë sanksione të menjëhershme ekonomike ndaj Rusisë?

23.01.2022 - 23:05

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë të dielën idenë e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë menjëherë tani, duke thënë se një veprim i tillë do të dobësonte aftësinë e Perëndimit për të penguar agresionin e mundshëm rus kundër Ukrainës.

Grumbullimi i trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën ka ngjallur shqetësime në Perëndim duke nxitur frikën mbi një pushtim të mundshëm rus. Nëse Rusia kryen një inkursion, Perëndimi ka kërcënuar me sanksione me efekte ekonomike të gjera. Moska ka thënë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën.

“Kur bëhet fjala për sanksione, qëllimi i tyre është të pengojnë agresionin rus. Dhe ndaj, nëse ato do të vendoseshin tani, e humbasin efektin parandalues“, tha zoti Blinken për rrjetin televiziv CNN.

Sekretari Blinken tha se nëse edhe një ushtar i vetëm rus hyn në Ukrainë në mënyrë agresive, kjo do të shkaktonte një reagim të fortë.

I pyetur nëse duart e SHBA-së ishin të lidhura mbi Ukrainën për shkak të nevojës së saj për mbështetjen ruse në bisedimet e veçanta për frenimin e programit bërthamor të Iranit, zoti Blinken, tha për rrjetin televiziv CBS: “Aspak!”.