MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A duhet ta lajmë foshnjën pas shëtitjeve në dimër?

09.01.2022 - 11:11

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A duhet ta lajmë foshnjën pas shëtitjeve në dimër?

Mjeku: Pas shëtitjes në kohë të ftohtë me siguri mendoni që foshnjës do t’i pëlqejë një banjë me ujë të ngrohtë. Megjithatë, jini të kujdesshëm, sepse uji i nxehtë dukshëm e than lëkurën. Mënyra dhe kohëzgjatja e banjës nuk duhet të ndryshohet gjatë dimrit. Uji duhet të jetë i vakët si zakonisht dhe kurrsesi i nxehtë. Pas larjes lyejeni foshnjën me krem të lehtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.