MENU
klinika

Pas kanabisit, Rama pyet qytetarë

A duhet të bëhet me detyrimin paraqitja e certifikatës së vaksinimit?

23.01.2022 - 22:52

Me një tjetër pyetje ju është drejtuar Kryeministri Edi Rama në mbrëmjen e së dielës qytetarëve. Pas asaj për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ai i ka pyetur për vaksinimin e detyrueshëm antiCovid.

Rama ka publikuar në “Facebook” pyetjen e 7 të formularit të Këshillimit Kombëtar, në të cilën shkruhet “ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të Europës, Shqipëria duhet të vendosë detyrimin që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura dhe tubimet e mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të ketë e detyrueshme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut. Si mendoni ju”?

Në kuadër të Këshillimit Kombëtar, gjatë paradites Rama publikoi pyetjen e gjashtë të formularit nëpërmjet të cilit kërkon opinionin e qytetarëve lidhur me kultivimin përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, por pa e legalizuar për përdorim vetjak.

Kryeministri thekson se dhënia e opinionit për pyetjen është i hapur por çdo qytetar shqiptar, pavarësisht bindjeve e simpative politike që ka pavarësisht se ku jeton apo çfarë bindje politike ka.

Në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut prej disa viteve lejon dhënien e licencave për kompanitë të cilat kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore. Ndërkohë në shtetin fqinj vijojnë përpjekjet për përmirësimin e legjislacionit për ta patur në kontroll kultivimin e kanabist, për qëllime mjekësore.