MENU
klinika

Një realitet brenda realitetit

A është ky, modeli i munguar i burrit shqiptar?

21.01.2022 - 19:21

          Një prej spektakleve komerciale, me personazhet VIP në Shqipëri, është edhe ”Big Brother VIP”. Me hir a me pahir, një pjesë e mirë e teleshikuesve e gjejnë veten para ekranit, kur ky reality show bën përmbledhjen javore. Sikurse edhe e kundërta. Shumë prej nesh, mbase ata i ndjekin çdo moment të ditës. Si pikë referimi. Si model frymëzimi, a kushedi për cilën arsye…

Gjithmonë, ka polemika në programet (”çështjet edukative”) e konsumit. Veç të tjerash, kur personazhet e famshme përfundojnë në gjithfarë lloj bisedash banale… Por, po aty janë vënë re edhe qëndrime, sjellje, apo shfaqje (quajeni si të doni) që ia vlen të konsiderohen.

Fjala është për djaloshin e urtë, të matur dhe pozitiv: Dj Dagz. Ai doli nga ”Big Brother VIP” të martën, pas disa javësh brenda shtëpisë së famshme. Ndërsa lidhja e tij, me një tjetër personazh të njohur, Einxhel, nuk kaloi pa reagime pro dhe kundër.

Por, gjetkë është ideja: a përfaqëson Dagzi, një model për t’u përqafuar?

Në një tjetër këndvështrim të kësaj natyre, ka qenë reagimi i moderatores Aulona Musta:

Në ”Instagram”, ajo ka hedhur dritë mbi dukurinë: “E “tallën” dhe ironizuan se rrinte pas “fustanit” të Einxhell, se e puthte më shumë seç duhet, e mbështeste më shume seç duhet, e donte më shumë seç duhet…“Sa është më shumë seç duhet?”… aq saç është standardi qe shoqëria jonë ka vënë për sjelljen dhe dashurinë që një burrë duhet t’i japë një gruaje… të cilën, në parim e duan, ëndërrojnë dhe ankohen kur s’e kanë, ama kur e shohin që e ka dikush tjetër e përçmojnë… madje, thonë dhe “nuk është burrë, se nuk bën burri ashtu pas një vajze… ka femra plot”

Asnjë nga ne nuk e njeh Dagzin jashtë, por për aq sa pamë në BB, në fakt ky është burri i vërtetë. Burri që bie në dashuri dhe s’ka frikë të pranojë që ndjen, edhe kur partnerja e refuzon fillimisht; që lufton për ta bërë për vete me mirësi, përkushtim, mbështetje.

Që nuk i trembet një karakteri të fortë, qe shpesh kërkon edhe të komandojë, apo të jetë “liderja” në çifte. Që nuk ka frikë nga inteligjenca dhe potenciali i partneres së tij, përkundrazi kërkon ta evidentojë dhe t’i japë vlera në çdo moment.

Që e rrethon me dashuri dhe përkushtim, por i jep gjithë lirinë dhe hapësirën e nevojshme për tu shfaqur. Që nuk i thotë ”mos fol, mos qesh, mos thuaj atë, sillu kështu, mos bej atë, bej këtë”, sepse nuk e sheh si pronë dhe as si trofe, por si partnere.

Për fat të keq, burrat si Dagz, do vazhdojnë të tregohen “me gisht” dhe nuk do vlerësohen siç duhet, edhe për shumë kohë… nga po ata vetë, qe vazhdojnë mendojnë se burrëria qëndron te forca, dinakëria dhe skuthllëqet, por për fat të keq edhe nga gjinia e kundërt, që do vazhdojnë të kënaqen dhe të pranojnë atë që “u jepet” dhe jo atë që “meritojnë”.

Goca, mos kini frikë të vendosni standarde për veten dhe t’i pretendoni ato! Çunat e fortë kanë dalë nga moda. Çuna, mos kini frike nga vajzat inteligjente, me karakter dhe të pavarura. Janë vlerë e shtuar në çdo marrëdhënie.” – ka shkruar ajo.

 

Dhe në fakt, kujt i shërben forca në dashuri?!..

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB