MENU
klinika

Makina përplas kalimtarin (emri)

Aksident i rëndë me pasojë vdekje në Elbasan

31.01.2022 - 15:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Një mjet tip Opel me ngjyrë të zi ka përplasur një kalimtar i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Viktima është Lefter Binjaku, i moshës rreth 60-vjeç.

Policia ka nisur kontrollet për të gjetur dhe arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin me vdekje.