MENU
klinika

Konfiskohet shumë e madhe parash

Aksion blic i Policisë në të gjithë vendin

14.01.2022 - 22:36

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion blic në orët e fundit në të gjithë territorin, duke arrestuar 6 persona, duke shoqeruar në komisariat 112 të tjerë dhe duke sekuestruar mijëra euro që po dërgoheshin nga Tirana në Shkodër.

Të arrestuarit janë 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si dhe një person që u kap me armë zjarri, dhe dy të tjerë me lëndë narkotike.

Policia më tej bën me dije se janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 112 shtetas, ndër ta 32 persona me precedent penal/kriminal.

Sa i takon shumës së sekuestruar, Policia njoftoi se në Shkodër, gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. S., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi shumën 31200 euro. Këtë shumë eurosh, drejtuesi i mjetit deklaroi se e kishte sjellë nga Tirana, për llogari të një shtetasi në Shkodër. Vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij.

NJOFTIMI

Policia e Shtetit/Kontrolle blic në të gjithë vendin, për kapjen e personave të kërkuar, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo me lëndë narkotike.

Kontrollet nga shërbime operacionale civile dhe me uniformë.

Gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan 3 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.

U kap 1 shtetas që qarkullonte me armë zjarri pistoletë, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas që posedonin kokainë dhe kanabis.

Gjithashtu u sekuestruan një shumë e madhe në euro që një shtetas i transportonte nga Tirana për në Shkodër.

U kontrolluan 1872 automjete dhe 134 ambiente të ndryshme, pasi Policia dispononte informacione operative me risk.

Janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 112 shtetas, ndër ta 32 persona me precedent penal/kriminal.

Gjatë kontrolleve në Fier, nga shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u kap dhe u arrestua shtetasi E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, në çantën e tij të krahut, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Në Shkodër, gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. S., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi shumën 31200 euro. Këtë shumë eurosh, drejtuesi i mjetit deklaroi se e kishte sjellë nga Tirana, për llogari të një shtetasi në Shkodër. Vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Në Vlorë, nga shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FNSH u kontrolluan banesa të personave në kërkim, njëri nga të cilët u kap në Vlorë, konkretisht shtetasi P. N., me masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga Policia Kufitare në Qafë Botë, Sarandë, u kap shtetasi në kërkim M. S., banues në Dhërmi, Himarë, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave dhe stampave” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Himara”, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave e formularëve, ka tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e ka kaluar në pronësi të tij ose e ka shitur tek persona të tjerë.

Në Kukës u kap shtetasi A. D., 35 vjeç, banues në Shtiqen, i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.

Në Tiranë u kapën dhe u shoqëruan për veprime të mëtejshme, shtetasit D. S. dhe Sh. H., pasi u konstatuan me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa të ndarë në doza.

Njëkohësisht, në të gjithë vendin u bllokuan edhe 33 automjete pa dokumentacion dhe disa të shpallura alert.

Kontrollet e befasishme me intervale të shkurtra kohore dhe në lëvizje do vijojnë në të gjithë vendin, edhe në ditët në vijim.