19.01.2022 - 11:11
Një aksion i madh policor është zhvilluar në qytetin e Vlorës, që ka çuar në pranga disa persona gjatë orëve të para të mëngjesit.
Korespondenti i Panorama bën me dije se personat që janë ndaluar nga policia akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve.
Mësohet se pesë personat e ndaluar janë nisur për në Tiranë rreth orës 05.15 të mëngjesit.
Pesë të arrestuarit janë:
1-Paulin Koci,
2-Petrit Pashaj,
3-Dushan Spahiu,
4-Fatjon Belaj,
5-Qazim Ismaili,