MENU
klinika

“Guri i fundit i pandemisë”

Alimehmeti: Omicron më pak vrasës, rritja e infektimeve s’do ndikojë te shtrimi në spitale dhe vdekjet

06.01.2022 - 18:07

Rritja e menjëhershme me mbi 2000 infektime në 48 orë është pasojë e përhapjes së shpejtë të variantit Omicron e po aq edhe i grumbullimeve festive gjatë fundvitit 2021 thotë dr Ilir Alimehmeti, ekspert epidiomilog klinicist.

Por sipas mjekut studimet në Afrikën e Jugut dhe në Britani dëshmojnë qartazi se Omicron është një variant shumë më I butë sesa varianti delta, çka përkthehet në shumë më pak të shtruar dhe viktima.
Ndërkohë rritja e infektimeve në radhët e të vaksinuarve si dhe riinfektimet pas daljes së Omicron është fakt që po haset gjerësisht në shumë vende të botës ku vaksinimi është në shifra mbi 70%.

Mjeku i mirënjohur apelon qeverinë që të tregojë kujdes me masat shtrënguese, ndërsa e cilëson të gabuar vaksinimin e detyrueshëm që sipas tij prodhon efekt të kundërt duke çuar drejt falsifikimit të dokumentit të Green pass.