Në emisionin “Expuls” nga Ronaldo Sharka në “Ora News” mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar ish-fituesi i “Big Brother Albania” Anaid Kaloti. Ai është përfolur shumë së fundmi për shkak të komenteve të tij të vazhdueshme për “BB VIP” si dhe për përfshirjen e tij në parashutat kundrejt Donaldit, një javë më parë.
I pyetur lidhur me ngjarjen e parashutave, Anaidi është shprehur se ishte ajo referuar ditëlindjes së Bora Zemanit që i shqetësoi njerëzit, por që sipas tij, nuk duhej konsideruar “katastrofike”, sepse të gjithë banorët kanë marrë dedikime.
Ai nuk ka nguruar të thumbojë opinionisten e një natë të “Big Brother VIP” Dalina Buzin, e cila tha se parashuta e 9 janarit, ishte një gjest i shëmtuar.
“Që të kuptojmë diçka, kanë qenë tre parashuta. Një unë, një Kledi dhe një nga fansat e Donaldit. Ajo e 9 janarit ishte ajo që shkaktoi më shumë polemika dhe i shqetësoi të gjithë njerëzit, sidomos Dalina Buzin e cila e konsideroi si “katastrofë” dhe “çmenduri” për të marrë sa më shumë followers. Mesa duket spektaklin nuk e kishte parë dhe kërkonte herë pas here falje kur nuk mbante mend ndonjë gjë.”
Ish-fituesi i “Big Brother Albania 6” tha gjithashtu se nuk është marrë ankesë në prokurori për parashutën dhe që produksioni i kishte parë dedikimet, pa shkrimin “9 janar”.