MENU
klinika

"Brenda 6 muajve të parë vitit pritet…"

Avokati analizon intervistën e Ramës: Dukej i trembur dje, rritja e Bashës e ka shqetësuar!

28.01.2022 - 12:09

Avokat Spartak Ngjela thotë se në “optikën” e tij kryeministri Edi Rama i është dukur i trembur shumë mbrëmjen e djeshme, në intervistën që dha në “Open”. Sipas Ngjelës, rritja e Bashës si likuidues i Berishës e ka shqetësuar kryeministrin, shkruan newsbomb.al.

“Rama mbrëmë në bisedim në Top Chanel, nuk e mbajti dot veten: ishte i trembur shumë nga Lulzim Basha.

Dhe ka të drejtë të jetë i  trembur: rritja e Bashës, si likuidues i Sali Berishës, e ka shqetësuar Ramën se; kjo rritje e vijueshme e Bashës, e sjell gjendjen drejt zgjedhjeve të parakohshme, brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Kjo është ajo që pritet. Le ta shohim situatën ditë pas dite…”, shkruan avokat Spartak Ngjela.

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal