MENU
klinika

"Njëri nga çunat do të shkojë”

Banorët diskutojnë për finalen e madhe

31.01.2022 - 12:41

Tashmë, shumë pak na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, e cila do të transmetohet në datën 18 shkurt. Banorët kanë filluar të bëjnë aludimet e tyre dhe parashikimet për finalistët, por edhe rrjedhën e natës së madhe, duke treguar preferencat dhe mendimet e tyre.

Kështu, së fundmi, Einxhel dhe Beniada kanë zhvilluar një bisedë teksa qëndronin në suitë, lidhur me parashikimet që ato kanë për natën e 18 shkurtit.

Lidhur me dy finalistët e fundit, Einxhel tha se beson që në dyshen përfundimtare nuk do të jenë dhe Iliri dhe Donaldi, por vetëm njeri prej tyre. Sipas saj, javët e fundit cdo gjë është lidhur me ata të dy, ndaj në finale do të ketë një ndryshim.

“Unë mendoj që një nga çunat do të shkojë. Nuk e di pse. Sepse po të shkonin të dy do të ishte deri në fund ashtu siç ka gjenë gjithë këto javë, çdo gjë mes atyre të dyve. Kështu që mendoj që do jetë njeri prej tyre me një nga gocat.”

Nga ana tjetër, Beniada tha se loja është e paparahikueshme dhe mund të mos jetë dhe asnjëri prej tyre.

“Nuk i dihet. Mund të jetë si thua ti, mund të mos jetë as njeri as tjetri, lojës nuk i dihet mund të ndodhë çdo gjë.”- tha ajo.