MENU
klinika

Masat që pritet të merren

Basha mbledh nesër Kolegjin e Kryetarëve

11.01.2022 - 22:47
  • PD do të mbledhë nesër Kolegjin e Kryetarëve. Lajmi e bën të ditur sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili thotë se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 në selinë e PD-së dhe do të ketë në fokus diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”.

Miratimi i programit organizativ, Bardhi thotë se nuk u bë dot për shkak të protestës së zhvilluar më 8 janar në selinë blu, ku njëkohësisht po zhvillohej mbledhja e strukturave të PD.

“Të nderuar Kryetarë, Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë.

Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin e Bardhit.