MENU
klinika

Çfarë ndodhi papritur?

Beatrix akuzon rëndë Egzonën për Donaldin

16.01.2022 - 12:52

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” ka përgatitur një mision për Beatrix ku duhej të dramatizonte situatat në shtëpi, ku qendra e këtyre provokimeve ishte pikërisht Donaldi me Egzonën.

Edhe pse nisi si një lojë, duket se ky mision ka sjellë reagime jo të mira nga dy protagonistët, duke nisur debate dhe përplasje.

Fillimisht, Beatrix i është drejtuar Donaldit duke i thënë se, sipas saj, Egzona e ka qejf e duke i bërë të ditur xhelozinë e saj.

Ky i fundit nuk ka reaguar mirë dhe është nërvozuar. Ai i ka injoruar puthjet e Beatrix dhe i ka kërkuar asaj të betohet që e ka me të vërtetë këtë situatë. Ndërkohë, këngëtarja nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar me akuzat e saj për marrëdhënien e Donaldit me Egzonën.

Kjo situatë ka qenë e vështirë gjithashtu edhe për moderatoren kosovare, e cila ka shpërthyer në lot. Ajo është shprehur e mërzitur nga kjo situatë duke u shqetësuar se si kjo situatë do të shikohet nga familja e saj.

“Çfarë po kujton familja ime që po e sheh këtë? Unë i jam future televizionit shumë e vogël dhe kam luftuar shumë, nuk ka qenë e lehtë sidomos për mua që kam qenë femër”- ka thënë ajo mes lotësh.