MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Bekim Balaj lë “thatë” Vllazninë, firmos në Turqi

30.01.2022 - 13:26

Nuk ka ende një rikthim në vendlindje për Bekim Balajn, i cili nga sot është lojtar i ri i skuadrës së Bolusporit në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë të re me skuadrën turke, e cila militon në Ligën e Dytë.

Shkodrani do të gjejë në ekip tre lojtarë të tjerë shqiptarë, Gentian Selmanin, Dejvi Bregun dhe Odise Roshin, ku me këtë të fundit kanë luajtur së bashku për disa vite me fanellën e Akhmat Groznit në Rusi.

31-vjeçarin e kërkonte dhe klubi i Vllaznisë, por Balaj ka vazhduar sërish aventurën e tij jashtë vendit, ku është prezantuar në Turqi me fanellën e Boluspor. Shkodrani shkon në Turqi me parametra zero pas aventurës së tij të fundit të skuadrës ruse të Nizhnit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë