Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet e kandidatëve në votimet e datës 6 mars.
Ai tha në emisionin “Opinion” se ditën e diel do të ketë votime nga një sërë emrash dhe kandidati zyrtar do të zgjidhet nga anëtarësia.
“Do të marrim pjesë. Po mishërojmë standardin që kemi vendosur në statutin e Partisë. Ditën e diel do të vendosen sipas standardit kandidatët. Ditën e diel është përcaktuar primare për ata që duan të marrin pjesë në këtë garë. Kandidaturat po paraqiten. Ata e dinë që nuk kanë kohë dhe askush s’po i detyron ata të kandidojnë. Deri tani kemi plot kandidatura. Do të ketë garë. Votimi është të dielën. Në primare normalisht gara nuk është votimi. Përsëri votimi nga anëtarësia është shumë i mirë se sa emërimi nga anëtarësia.
Ata që do të shkojnë të votohen ata që marrin vota më shumë do të jenë fitues. Zgjedhësit e PD pajisen me një kartë dhe ai merr kartën e zgjedhësit të PD. Ai që do ta marrë. Ata që s’do të kenë kartën blu, por një kartë me ngjyrë të ndryshme këta dihet që janë simptantizantë të PD, këta do të marrin pjesë në primare. Në Shkodër janë një numër i madh, rreth 20 kandidatë. Lista konkludohet nesër. Ne jemi përballë alternativës për t’i emëruar ne apo votuar anëtarësia. Ne kemi zgjedhur këtë të dytën. Një nga mënyrat është vetëpropozimi.
E parashikon statuti. Kemi të bëjmë me regjimin i cili është i dystuar edhe me Lul Bravën në njërën anë ka institucionet, ka tritolin, ka skrapin, i ka të gjitha këto. Ne kemi qytetarët. Përballja është mes nesh me qytetarët nga njëra anë, regjimit, Lul Bravës dhe të tjerë. Ligji jep dy mundësi. Njëra është një aleancë apo koalicion partish dhe tjetër është një komision mbështetës për kandidatin i përbërë nga 9 vetë dhe mbledhja e firmave.
Do të vendoset në ditët në vijim çfarë hapi do të merret”, tha Berisha.
Berisha nuk tregoi nëse kandidatët e tij do të regjistrohen si të pavarur, por shtoi se logoja dhe selia e PD është konfiskuar nga narko-shteti.
“Ky është revolucion. Opozita e vërtetë përballet me narkoqeverinë dhe peng Bashën. Nuk e di, s’mund të them se po shkojmë me variantin e kandidatëve të pavarur. Logoja dhe selia janë të konfiskuara nga narko-qeveria. Se kush përfaqëson PD është faktuar para shqiptarëve më 11 dhjetor. Mos harroni se kemi të bëjmë me dy fenomene diametralisht të kundërta. Njëra vjen nga falsiteti, as romanet e Markezit nuk gjen një gjë të tillë”, tha Berisha.