MENU
klinika

Tensione para selisë

Berisha në selinë e PD: Lulzim shëmtira është i rrethuar nga gardistë dhe me kundra gaz

08.01.2022 - 13:11

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, ku janë mbledhur edhe gjithë mbështetësi e tij.

Berisha është pritur me ovacione “o Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” dhe me duartrokitje. Berisha në fjalën e tij u shpreh se Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ka bërë “kurthe”që të ndihmojë Bashën. Teksa tha se Lulzim Basha është i rrethuar nga gardistë dhe me kudra gaz.

“Këta janë referendarët që kanë ardhur sot ta kthejnë këtë bunker të Lulzim shëmtërisën në shtëpinë e lirisë. Shiko si e kanë mbushur dhe kanë vënë postblloqe mbas posblloqe. Rama përgatit kurthe në ndihmë të Lulzim pengut. Është proces. Është i rrethuar nga gardistët me kundra gaz, shko merr na një pamje. Ai është u rrethuar ne gardistë”tha Berisha ndër të tjera.