MENU
klinika

"Lulzim Brava tejkaloi imagjinatën e Orwell dhe Kafkës"

Berisha: Primaret, arritje e madhe!

30.01.2022 - 18:08

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një foltore me demokratët në Vaun e Dejës. Në fillim të fjalës së tij, Berisha u ndal tek primaret, proces që po zhvillohet ditën e sotme në 6 bashkitë të cilat do të futen në zgjedhje më 6 Mars. Berisha e konsideron këtë proces një arritje të madhe dhe një zotim të mbajtur.

“Kam kënaqësi të veçantë se takohem sot me ju në një ditë të rëndësishme për PD, por edhe për vendin. Sot në 6 bashki të Shqipërisë, Shkodër, Durrës, Peshkopi, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtaret dhe anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre të lirë kandidatin, apo kandidaten që do të garojë për qytetar të parë në këto bashki. Mendoj se kjo është arritje e madhe. 4 muaj më parë e premtuam këtë praktikë. U angazhuam dhe zotuam se do të rikthejmë votën e lirë.

Sot, ajo po ushtrohet nga mijëra e mijëra demokratë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do të zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive, por këshilltarët e tyre, deputetët tuaj dhe do të zgjidhni në një të ardhme të afërt edhe kryeministrin tuaj. Merr fund praktika korruptive dhe autoritare. Merr fund, praktika e emërimeve nga lart, e zarfeve dhe pakove me euro për të fituar emërimin.

Emërimi do të jetë atribut i vullnetit tuaj të lirë për çdo zyrtar që ju përfaqëson ju. Ne besojmë se pa votën e lirë nuk ka liri të vërtetë dhe ju jeni dëshmitarë se si këto 8 vite vota e lirë u surgjenos, u sikteris nga shoqëria shqiptare. Partia socialiste nga viti 2009 deri më sot nuk ka bërë një votim të lirë në gjirin e saj, përkundrazi voti në 2009 që të mos votohej më për kryetarin.

PD e drejtuar nga Lulzim Brava, degradoi në atë shkallë që tejkalon edhe imagjinatën e George Orëell, Franz Kafkës apo Garcia Marqeuz, sa para kamerave tu thotë shqiptarëve se aty ku ishin 1958 karrige janë të ulur 5004 delegatë, 5004 vota”, tha Berisha.