MENU
klinika

A do të jetë pjesë Jonida?

Besniku realizon film amerikan!

27.01.2022 - 12:26

Sot në emisionin “Pardon my French” të “Top Albania Radio” ishte i ftuar në lidhje telefonike Besnik Krapi, bashkëshorti i Jonida Vokshit, për të folur mbi projektin e tij, filmin “Looking for Venera”.

Filmi i njohur ndryshe “Në kërkim të Venerës”, pak ditë më parë është vlerësuar si filmi më i mirë në “Festivalin e Triestes”. Por si ndjehet Besniku për këtë çmim kaq të rëndësishëm?!

Nuk e prisja sepse konkurrenca është shumë e madhe dhe ka një vit nëpër festivale tashmë.

Ndërkohë, Besniku gjithashtu na informon se filmi po jepet në kinematë në Kosovë, Prishtinë, Gjakovë dhe Prizren, teksa pritet shumë shpejt të vijë edhe në Shqipëri. Ai theksoi se fitimi më i madh është sepse Kosova e Shqipëria janë bërë pjesë e një tregu ndërkombëtar dhe kjo është shumë pozitive. Por cilat janë projektet që Besniku ka në plan?!

Në mars do xhiroj një film të gjatë të nivelit botëror. Ai film vjen nga Amerika dhe xhirohet në Kosovë.

Por a do të jetë Jonida Vokshi pjesë e këtij filmi?!

Nuk do të interpretojë, do të jetë i gjithë kasti amerikan.

Aktorja ka treguar se e ka me dëshirë të madhe rikthimin në televizion, por mbetet për tu parë.