MENU
klinika

Vdes një nga pasagjere

Bilanc tragjik nga aksidenti në tunelin e Kalimashit

08.01.2022 - 07:37

Policia e Kukësit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi në brendësi të tunelit të Kalimashit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një person ka ndërruar jetë dhe 4 të tjerë janë plagosur.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.