MENU
klinika

“Kush të ndau prej meje?”

Bora merr mesazhin në mbrëmjen e ditëlindjes së saj

10.01.2022 - 08:26

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera ditëlindja e moderatores së njohur Bora Zemani ka qenë në vëmendjen e çdo medie rozë. Si fillim mori rëndësi droni i cili mbërriti në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku shkruhej data e saj e lindjes “9 janar!”.
E më pas u publikua kjo video në rrjetin social Instagram, në të cilën shfaqen këngëtarët Klajdi Haruni e Bruno, teksa shihet ky i fundit duke i kënduar këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”.
Moderatorja ka reaguar menjëherë, ku gjatë këndimit të kësaj këngë ajo tenton të largohet nga këngëtari.

Kjo video ishte realizuar në një festë të organizuar nga një mike e saj, në të cilën merrnin pjesë emra të njohur të showbiz-it shqiptar si Inis Gjoni, Semi Jaupaj e plot të tjerë.
Moderatorja ka shpërndarë ditën e djeshme një foto në rrjetin e saj social Instagram, ku shprehej: “Sot është dita e fundit si vajzë e vogël se nesër do rritem.
Menjëherë pas këtij postimi moderatorja ka marrë një sërë urimesh nga ndjekës e persona të njohur të showbiz-it.
Rikujtojmë që Bora sot ka mbushur plot 30 vjeç! Ajo ka lindur më 9 janar të vitit 1992.

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat