MENU
klinika

Analiza

Si ndikon pushtimi i Ukrainës tek tregjet e energjisë

08.01.2022 - 09:13

Nga Ken Silverstein “Forbes

Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, mund të përhapet në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Në rast se Rusia do të dërgonte trupat e saj në zemër të Ukrainës, kjo mund të sjellë fundin e “Nord Stream 2”, një gazsjellës që ka kushtuar mbi 11 miliardë dollarë.

Gjermania, e cila nuk pranon të miratojë këtë linjë të transmetimit të gazit, paralajmëron Rusinë për pagimin e një “kostoje të lartë” nëse e pushton Ukrainën. Kjo situatë ngre pyetjen se kush ka më shumë pushtet:rusët që ushqejnë një Evropë të uritur për energji, apo aleatët perëndimorë, të cilët mund të fusin në “listën e zezë” presidentin Putin dhe Rusinë.

Për shkak se Rusia ia hodhi paq pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014, mund të arsyetohet që çdo agresion i ri do të përballej me një reagim të dobët, kryesisht për shkak se “Nord Stream 2” do të siguronte 15 për qind të gazit natyror të Evropës. Gjithsesi një pushtim i Ukrainës do të kishte një kosto të madhe për Moskën.

Evropianët mund të varen nga gazi natyror rus, por ata kanë edhe mundësi të tjera nga ku mund të furnizohen. Edhe Shtetet e Bashkuara duan që të jenë furnizueset më të rëndësishme të gazit natyror të lëngshëm (LNG), edhe pse me një çmim më të lartë se sa gazi natyror rus.

Të ardhurat nga energjia përbëjnë gati 2/3 e të ardhurave në total të Rusisë. Por disa ekspertë thonë se “Nord Stream 2” është një linjë e panevojshme, dhe se Rusia e ndërtoi atë vetëm për të anashkaluar Ukrainën, duke e privuar këtë të fundit nga pagesa e tarifave të tranzitit.

“Ne kishim tashmë një kapacitet të bollshëm të linjave të transportit të gazit”-tha Suriya Jayanti, këshilltare ndërkombëtare për energjinë për Departamentin amerikan të Tregtisë, gjatë një tryeze të rrumbullakët mbi këtë çështje.

“Nord Stream 2 është një projekt politik. Ai nuk e forcon aspak sigurinë energjetike. Ne nuk jemi në konkurrencë me “Nord Stream 2”. Ne po përpiqemi që Rusia mos të ketë më shumë dominim energjetik mbi Evropën. Presidenti Putin ka vendosur tashmë të mos rrisë eksportet e gazit, në mënyrë që ta detyrojë qeverinë gjermane të miratojë projektin. Ai është një armë gjeopolitike”- theksoi ajo.

Rusia furnizon aktualisht Evropën me 39 për qind të gazit natyror për të cilin ajo ka nevojë. Shtetet e Bashkuara e furnizon me vetëm 3.5 për qind të sasisë. Evropa po ndërton aktualisht më shumë terminale për t`u furnizuar me gazin LNG, me synim diversifikimin e burimeve të furnizimit.

Por çmimet e gazit natyror rus janë 40 për qind më të lira sesa çmimet e LNG-së amerikane. Dhe për momentin kontinenti ka shumë pak rezerva gazi, duke paguar një çmim të lartë për të. Rusia nuk do të shtojë ekspertët e saj,derisa Gjermania të certifikojë “Nord Stream 2”.

Një histori e shkurtër:Rusia ua dhuroi Krimenë ukrainasve në vitin 1954, në një kohë kur shembja e Bashkimit Sovjetik dukej diçka e paimagjinueshme. Ndërkohë në vitin 2014, ukrainasit u rebeluan dhe e dëbuan presidentin e tyre të mbështetur nga Rusia. Rusia pushtoi dhe rimori Krimenë, ndërsa pushtoi pjesë të të ashtuquajturit rajoni i Donbas, një territor i madh industrial me shumë miniera qymyri.

Ky konflikt është ende në vazhdim. Në vitin 2019, Ukraina zgjodhi si president ish-komedianin Volodymyr Zelensky, që premtoi ta çlironte vendin e tij nga korrupsioni, ta rreshtonte atë politikisht me Perëndimin, dhe ta anëtarësonte në NATO.

Por presidenti Putin e sheh Ukrainën si pjesë të strukturës ruse, pasi popujt sllavë janë ndërthurur midis tyre për shekuj m radhë. Gjatë disa vizitave që kam zhvilluar në Ukrainë, unë kam qenë dëshmitar i dashurisë së shumë ukrainasve për Rusinë. Të dy popujt kanë miq dhe familje që jetojnë përtej kufijve të tyre.

Presidenti Putin dëshiron që presidenti amerikan Joe Biden ta kuptojë këtë histori:Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO, sepse ndan një kufi prej 1820 km me Rusinë. Por Shtetet e Bashkuara janë një shtet i themeluar mbi disa parime demokratike.

Dhe ndërsa këto vlera janë aktualisht të kërcënuara, amerikanët besojnë ende tek e drejta e vetëvendosjes. Kjo vlerë përqafohet nga shumë ukrainas të rinj, të cilët kanë antipati ndaj liderëve të Rusisë. Për më tepër, Biden ia bëri të qartë Putinit se NATO është një organizatë mbrojtëse.

Aktualisht ish-anëtarët e bllokut të Bashkimit Sovjetik kanë bashkuar forcat e tyre me NATO-n:Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia, dhe shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Për presidentin Putin, rënia e Bashkimit Sovjetik ishte një tragjedi.

Dhe perspektiva që NATO të jetë në pragun e vendit të tij është akoma më keq. Veprimi ushtarak kundër Ukrainës është një mundësi konkrete për Rusinë. Por po kështu edhe presioni ekonomik ndaj saj. Të paktën gjatë 3 rasteve në këtë fillim-shekulli, Rusia ka ndërprerë lëvizjen e gazit të saj përmes Ukrainës, për të cilin i paguan Kievit miliarda dollarë çdo vit në formën e tarifave të tranzitit.

E megjithatë Rusia ka rënë dakord ta eksportojë gazin e saj përmes Ukrainës deri në vitin 2024. Çfarë do tëndodhë më pas?Presidenti Zelensky bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për anëtarësimin e vendit të tij në këtë organizatë brenda këtij viti.

Ky i fundit u përgjigj se kjo varet nga Ukraina dhe aleanca e përbërë nga 30 anëtarë. “Ne jemi në luftë prej8 vitesh, dhe gjasat e një përshkallëzimi në shkallë të gjerë nga Rusia apo militantët e mbështetur nga Federata Ruse mund të ndodhin çdo ditë…Unë besoj se me sjelljen e saj Rusia e ka shtyrë Ukrainën të kërkojë hyrjen në NATO”- tha Zelensky.

Në këtë pikë, ukrainasit janë të përgatitur për luftë. Shtetet e Bashkuara ikanë furnizuar me pajisje ushtarake moderne. Por përtej zotërimit të armëve të reja, ukrainasit do t’i drejtoheshin edhe luftës guerile nëse do të ndodhte një pushtim nga ana e Rusisë.

Gjatë samitit virtual Biden-Putin në dhjetorin e vitit të kaluar, Biden e kërcënoi Rusinë me sanksione ndëshkuese -ngrirja e aseteve të oligarkëve të saj, dhe pengimin e lëvizjes së parave ruse përmes sistemit bankar ndërkombëtar. Por qeveria gjermane, ka një levë të madhe në duar, duke e pezulluar punën e “Nord Stream 2”.

Sigurisht që ky gazsjellës mund të përdoret si një armë politike, nga Rusia dhe Perëndimi po ashtu. Nëse trupat ruse do të pushtonin Ukrainën, Gjermania mund të pengojë hapjen e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara mund të eksportonin LNG-në e tyre. Për këtë qëllim, Komisioni Federal Rregullator i Energjisë i SHBA-së ka miratuar angazhimin e 5 terminaleve të eksportit të LNG-së.

Në rast se arrihet kjo, evropianët mund të diversifikojnë më tej burimet e tyre të furnizimit me energji. Kjo mund të dëmtojë jo pak buxhetin e Rusisë. Por kjo do ta dëmtonte Moskën edhe politikisht, duke e detyruar atë të vazhdojë ta transportojë gazin përmes Ukrainë