MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë tregon pulsimi i buzëve? 

12.01.2022 - 15:01

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë tregon pulsimi i buzëve?

Mjeku: Ndjesitë janë të lidhura ngushtë ,me nervat dhe trurin prandaj mund të prekin çdo pjesë të tij. Nëse kjo gjendje e trupit ju ndodh vazhdimisht, ka disa arsye të cilat j’ua listojmë mëposhtë.

Alergjitë
Reaksionet alergjike që mund të prekin lëkurën dhe pjesën delikate të gojës dhe buzëve mund të shkaktojnë edhe pulsimin. Zakonisht alergjitë zhvillohen nën lëkurë në pjesën shumë afër sipërfaqes ku mund të ndihet edhe pulsimi. Infeksioni nën lëkurë mund të shkaktojë pulsim të vazhdueshëm në këtë zonë të fytyrës. Angioedema quhet kjo gjendje dhe mund të shkaktohet nga ushqimet ose ilaçet e ndryshme.

Buzët e çara
Gjatë dimrit kur buzët bëhen shumë të thata ndjesia e pulsimit është shumë e pranishme. Gjithashtu edhe nëse vuani nga sëmundje të lëkurës si ekzema.

Dëmtimi i nervave
Shumë neuropati të shkaktuara nga dëmtime të jashtëme fizike siç është djegia apo i ftohti i acartë kanë këtë efekt anësor. Nga kushtet ekstreme, nervat që ndodhen në buzët tuaja mund të dëmtohen dhe të pulsojnë apo mpihen vazhdimisht.

Ishemia
Ishemia është një gjendje e trupit ku trupi ndaloni së furnizuari trurin me gjak dhe oksigjen. Nëse ndodh kjo shenjat në trup janë të shumta, por një prej tyre është mpirja ose pulsi i një pjesë të fytyrës apo edhe zonës së buzëve.

Ataket e panikut
Një nga simptomat e atakut të panikut është pulsimi i vazhdueshëm i pjesëve të trupit. Kur kjo ndodh rreth zonës së gojës, shoqërohet me humbje të frymëmarrjes apo rrahje të shtuara të zemrës. Këto atake paniku ndodhin pa lajmëruar dhe mund të zgjasin nga 5 deri në 20 minuta. Në çdo rast këshillohet të konsultoheni me një mjek specialist

 

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.