MENU
klinika

Sërish trend…

Çizmet e viteve 2000 rikthehen papritur në modë

10.01.2022 - 16:13

2022 tashmë ka rezervuar surprizën e parë për adhuruesit e modës dhe bëhet fjalë për rikthimin e çizmeve Ugg. Çizmet komode që ishin trend në fund të viteve ’00, bënë një paraqitje gjatë vitit të kaluar por duket se tashmë po bëhen një nga tendencat më të mëdha të këtij sezoni.

Yjet tashmë kanë përqafuar trendin e ri duke i kombinuar si me pamje casual, sportive ashtu dhe me veshjet elegante. Nëse dëshironi të përvetësoni trendin, harroni versionet e larta dhe zgjidhni këto çizme komode që mund t’i kombinoni lehtësisht me dollakë, xhinse dhe fustane.