MENU
klinika

Lënë pas rritjen e madhe

Çmimet e naftës tërhiqen prej Omicron

13.01.2022 - 22:05

Nafta është tërhequr ditën e Enjte, duke lënë pas rritjet e mëdha të 2 sesioneve të kaluara, prej pasigurisë në lidhje me kërkesën në afat-shkurtër, ndërkohë që rastet me variantin Omicron janë rritur në nivel rekord në botë. Nafta bruto amerikane ra me 0.5% në 82.21 dollarë për fuçi, pasi shtoi 1.7% në tregtinë e djeshme. Nafta brent, çmimi referencë që kuotohet në bursën e Londrës, ra gjithashtu me 0.5% në 84.23 dollarë për fuçi, pasi shtoi 1.3% në sesionin e së Mërkurës.

Të dhënat nga Administrata e Informacionit mbi Energjinë në SHBA, treguan se kërkesa për karburant ka marrë një goditje nga Omicron, me inventarët e benzinës që u rritën me 8 milionë fuçi në javën që përfundoi më 7 Janar, krahasuar me 2.4 milionë rritje që prisnin analistët. Tregu fitoi mbështetje më parë nga rënia më e madhe se ç’pritej e inventarëve të naftës bruto dhe faktit që rezervat total ndodhen në nivelin më të ulët që prej Tetorit 2018, ç’ka nxiti të dy çmimet referencë botërorë, në nivelet më të larta në 2 muaj ditën e Mërkurë.

Inventarët e naftës bruto ranë me 4.8 milionë fuçi. Megjitthatë, furnizimet në Shtetet e Bashkuara pritet të rriten, ndërkohë që kompanitë po krijojnë mundësinë për prodhim më të shpejtë duke zgjeruar kompletimin e puseve në fushën më të madhe të naftës argjilore në vend, rezervuarin Permian në Teksasin perëndimor dhe Neë Mexico. Nga ana tjetër, shqetësimet se inflacioni do të vendosë Rezervën Federale nën presion për të rritur më shpejtë se ç’duhet normat e interesit, po ndikojnë tek negativisht tek tregu.