MENU
klinika

Sezoni i ri artistik

CORIOLANUS dhe UNË MEFISTO, ju presin!

06.01.2022 - 17:52

          Shfaqja çelëse e sezonit të ri artistik, në Teatrin Kombëtar, është ”Coriolanus”. Ndërsa, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” hap dyert, me shfaqjen “Unë Mefisto”.

“Coriolanus” me regji nga Altin Basha është një produksion madhështor me 80 aktorë dhe do të ngjitet në ArTurbina më 13, 14, 15 dhe 16 janar.

Në role, janë: Gazmend Gjoka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Viktor Zhusti, Elia Zaharia, Genci Fuga, Hervin Çuli, Dritan Boriçi, Florian Agalliu, Arben Derhemi, Besmir Bitraku, Myzafer Zilfa, Genti Deçka, Erjona Kakeli, Xhuliano Brisku, Donald Shehu, Doriana Çaushi, Gjergj Mena, Urim Aliaj, Ermir Hoxhaj, Griseld Kapllanaj, Juxhin Plovishti, Bujar Hoxhaj, etj. Përkthyes i veprës është Alqi Kristo, skena dhe kostumet Ilirana Loxha Basha, kompozitor dhe mjeshtër i korit miks dhe ritmeve Trimor Dhomi, mjeshtër skene Marco Rubboli, koreograf dhe mjeshtër plastike Robert Nuha, as.regjisore Doriana Çaushi.

“Coriolanus” është bazuar mbi një histori të vërtetë, e cila gjendet në shkrimet e Plutarkut (“Jetë paralele”). Asgjë thelbësore nuk është ndryshuar, por gjenialiteti qëndron në faktin se, përtej historisë, Shekspiri ngre një monument arti me dialogjet, personazhet dhe çështjet që shënjestrohen në këtë tragjedi.

Shfaqja “Unë Mefisto”, bazuar dhe inspiruar nga Goethe & Klaus Manndo do të nisë në 7 janar sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Një bashkëpunim ndërballkanik me artistë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Serbia kjo shfaqje vjen në drejtimin e regjisorit Dino Mustafic, drejtor i teatrit Kombëtar të Sarajevës. Ndërsa as/regjisor është Melisa Novosel, Koreograf: Gjergj Prevazi, Kompozitore: Irena Popoviç, Kostumografi: Iliriana Basha, Graphic Design: Sara Kapo, producente është Ema Andrea.

Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Ilire Vinca, Ema Andrea, Ermir Jonka, Rafael Hoxhaj, Matia Llupa, Krist Lleshi, Linda Jarani, Ilia Kaçi, Florist Bajgora dhe Enisa Hysa.

Në qendër të shfaqjes “Une, Mefisto” janë dilemat dhe mëkatet e shpirtit njerëzorë përlyer nga kompromisi social- politik. Ajo do të shfaqet në datat 7, 8 dhe 9 janar në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit