14.01.2022 - 08:04
Einxhel dhe Dj Dagz janë çifti i tretë i krijuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe janë përfolur shumë për historinë e tyre të komplikuar.
Ndonëse në fillim, Einxhel u shfaq më e ftohtë dhe më e rezervuar ndaj Dj-it të njohur, që pas puthjes së tyre të parë, duket se ajo e ka çliruar veten duke na paraqitur një anë shumë ndryshe.
Së fundmi, teksa kanë qenë të shtrirë në krevat Arbri i ka thënë “Të dua”. Ndonëse prisnim që Einxhel t’ia kthente, ajo i ka çuditur të gjithë me reagimin. Moderatorja nuk foli, por vetëm i ka buzëqeshur.