MENU
klinika

Skadon sot ultimatumi për të liruar godinën

Deputetët e Komisionit të Rithemelimit drejt selisë së PD, mungon Berisha

05.01.2022 - 13:37

Një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD do të paraqiten sot në selinë e Partisë Demokratike, por ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë.

Në një njoftim për mediat Komisioni i Rithemelimit thotë se do të kenë një deklaratë për mediat nga ambientet e jashtme të selisë blu.

Kujtojmë që ish kryeministri Sali Berisha vendosi një “ultimatium” për kryetarin e PD-së Lulzim Basha që më datën 5 janar të lironte zyrat e tij në PD. Sot skadon ky afat dhe pritet të mësohet vendimi që është marrë nga Komisioni i Rithemelimit.

Ndërkohë që më datën 8 janar, Sali Berisha ka njoftuar se do të mbahet një protestë kombëtare në orën 12:00 jashtë selisë së PD.

“Nje grup deputetesh nga Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD do te shkojne ne Seli sot ne oren 12.00 dhe do te japin nje deklarate”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.