MENU
klinika

Autorët përplasen me pronarin dhe më pas arrestohen

Dështon grabitja e një argjendarie

27.01.2022 - 14:39

Ka shkuar keq tentativa për grabitjen e një argjendarie mesditën e sotme në Shkodër, pasi dy autorët janë përballur me rezistencën e pronarit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Sahatit në Shkodër, kur dy autorët tentuan të futen në argjendari.

Sipas News24, autorët, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur janë përleshur me pronarin.

Më pas ka mbërritur edhe policia, e cila bëri të mundur arrestimin e dy personave.

Zona është ndër më të populluarat në këtë qytet, por kjo nuk i ka penguar grabitësit të bëjnë tentativën e tyre të dështuar për të grabitur argjendarinë.