MENU
klinika

Basha bën bilancin e Fierit

“Ditë e mrekullueshme! Do i jap fund tranzicionit”

16.01.2022 - 19:44

Lulzim Basha ka postuar një album me foto nga takimi i mbajtur me demokratët e qytetit të Fierit këtë të diel.

“Ditë e mrekullueshme mes demokratëve të Fierit, të çliruar nga hijet e të shkuarës dhe dinozaurët e tranzicionit që për shumë gjatë na kanë mbajtur peng. Demokratët kanë Zgjedhur Të Ardhmen, plot shpresë dhe besim se përmes vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike, ne do të sjellim ndryshimin që shqiptarët duan dhe meritojnë”, shkruan ai.

Basha u prit në Fier edhe me protesta nga një grup mbështetësish të Sali Berishës. Forca të shumta policore, përfshirë këtu edhe FNSH u vendosën mes dy grupeve për të shmangur përplasjen.

Po këtë të diel, Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët në qytetin e Shkodrës.