Plagoset me thikë një i mitur në qytetin e Sarandës. Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin me inicialet E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil.
Ky person, “për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç”, thuhet në njoftimin e Poliocisë.
38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Ndërkohë efektivët e policië në Komisariatin e Vlorës arrestuan në flagrancë shtetasin I.T.,46 vjeç.
Ky person, “gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën”.
Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.
46 vjecari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.