MENU
klinika

Spartak Ngjela

“E dëgjuat ç’tha Kim për Berishën? U dha përgjigje injorantëve…”

20.01.2022 - 11:08

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me deklaratat e ambasadores Yuri Kim në EuroNeës, e cila deklaroi se non grata e Berishës është ndërmarrë në bazë të raporteve të ardhura nga agjencitë e ndryshme të inteligjencës. Përmes një postimi në facebook Ngjela shprehet se ambasadorja Yuri Kim i tha të gjitha sot, duke sokiduar dhe inorantët që bëjnë sikur nuk e dinë se çfarë është CIA dhe FBI.

“Ajo iu tha shqiptarëve që Shqipëria është “miku më besnik i Shteteve të Bashkuara”; dhe iu tha gjithashtu se, reforma në drejtësi, nuk u frenua dot nga kundërshtarët e saj. Ajo do të vijojë më e fortë”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte sonte në një intervistë brilante në Euroneës. Sapo mbaroi.

Dhe ka dalë tamam në çastin e duhur dhe tërësisht në ndihmë të Shqipërisë.

I tha të gjitha, dhe i ngriti shumë lart edhe Shqipërinë edhe shqiptatrët.

Sfidoi edhe injorantët që bëjnë sikur nuk e dinë se çfarë është FBI dhe CIA për statusin nongrata në Amerikë.

Ajo është një diplomate e nivelit shumë të lartë; dhe tregoi një inteligjencë të veçantë kur shpjegoi marrëdhëniet e ngushta Shqipëri – Amerikë.

Ajo iu tha shqiptarëve që Shqipëria është “miku më besnik i Shteteve të Bashkuara”; dhe iu tha gjithashtu se, reforma në drejtësi, nuk u frenua dot nga kundërshtarët e saj. Ajo do të vijojë më e fortë.

Por, ne shqiptarët, e dimë tani se cilët janë ata kundërshtarë: ata janë të korruptuarit e lartë.

Ambasadorja Yuri Kim tregoi optimizëm dhe saktësi për rolin e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, dhe foli për besimin që ka Uashingtoni te Shqipëria aktuale në këtë rol kyç për historinë e rajonit. Dhe, pikërisht për këtë, Ambasadorja Yuri Kim foli qartë edhe për rolin e ushtrisë shqiptare, të lartësuar tani me forcën e saj, në aleancë të ngushtë ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Foli për bazën ushtarake të Kuçovës dhe vlerën e ushtrisë së fortë shqiptare në tensionin që mund të krijohet në rajon.

Në fund, ajo e mbylli me personalitetin e madh që ka fituar ndërkombëtarisht Shqipëria dhe shqiptarët, me zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB – së.

Shqipëria ka rol të veçantë në Ballkanin Perëndimor, por, ndërkohë, edhe me një forcë të re ndërkombëtare, sepse është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB – së.

Nga të gjitha ato që dëgjuam, u kuptua qartë se ky do të jetë viti i Shqipërisë: i ushtrisë shqiptare; i reformës në drejtësi; i bashkëpunimit të ngushtë të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga Ballkani e deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ky është tani realiteti optimistik i Shqipërisë dhe Shqiptarëve.