MENU
klinika

Mbledhja e parë për vitin 2022/

Edi Rama thërret ministrat/ Përcaktohen objektivat

05.01.2022 - 12:06

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot me ministrat mbledhjen e parë për vitin 2022 në një lokal në ish-Bllok. Mësohet se kreu i qeverisë ka përcaktuar objektivat e 300 ditëve të ardhshme.

Sidoqoftë ende nuk bëhen me dije detaje për mediat. Kujtojmë që viti i shkuar u mbyll me analizën e 100 ditëve të para të punës së kabinetit “Rama 3”.

Partia Socialiste është në mandatin e saj të tretë në qeveri, ndërkaq në kampin opozitar ka përplasje mes kreut të PD Basha dhe ish-kryeministrit Berisha.