MENU
klinika

Thirrja e FMN: Ka rreziqe të mëdha...

“El Salvadorit të ndalojë përdorimin e Bitcoin”

26.01.2022 - 18:40

FMN( Fondi Monetar Ndërkombëtar) i ka bërë thirrje El Salvadorit ta ndryshojë kursin dhe të ndalojë përdorimin e Bitcoin si monedhë të ligjshme, për shkak të rreziqeve të shumta, shkruan BBC.

El Salvadori u bë shteti i parë në botë që miratoi paratë digjitale, duke i lejuar konsumatorët ta përdorin në të gjitha transaksionet, krahas dollarit amerikan. FMN i bëri thirrje presidentit Nayib Bukele që të rishqyrtonte masën. Sipas një deklarate nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, “autoriteteve të Salvadorit iu kërkua ta heqin statusin ligjor të Bitcoin”.

Zyrtarët theksuan se ka rreziqe të mëdha që lidhen me përdorimin e Bitcoin për stabilitetin dhe integritetin financiar dhe mbrojtjen e konsumatorit” dhe me emetimin e bonove të mbështetura nga Bitcoin.

Bitcoin është tregtuar me rreth 37,000 dollarë të martën, duke humbur rreth gjysmën e vlerës së tij në krahasim me rekordin e shënuar prej 67,734 dollarësh në nëntor. Presidenti Bukele njoftoi në nëntor planet për të ndërtuar një qytet Bitcoin në bazën e një vullkani në El Salvador, me kriptomonedhën e përdorur për financimin e projektit.